Kujdes, po lëshohen euro të falsifikuara

Shpërndaje

Zyra e jashtme për punë kriminalistike – Vinicë, ka ngritur aktakuzë kundër M.D(21) për veprën penale “falsifikim parash”. Më 15.03.2021, i denoncuari M.D, në qendrën për kontroll teknik në Vinicë ka lëshuar një banknotë të falsifikuar prej 50 eurosh. më 16.03.2021, i punësuari në qendrën për kontroll teknik dorëzoi banknotën në bankën përkatëse nga ku i treguan se është e falsifikuar.