Kurti çon në Prokurori marrëveshjen Thaçi-NATO për mosfutjen e FSK-së në veri

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth një marrëveshje ndërmjet Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në vitin 2013, e ka cilësuar atë si të dëmshme, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha që këtë marrëveshje nuk mund ta rregullojë vetëm me një takim, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020″.

“Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam akuzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë të tillë. Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, tha ai.

Kujtojmë se Kurti e ka publikuar një letër ku pretendonte se Thaçi në vitin 2013 në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, ka bërë marrëveshje sekrete me NATO-on, që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të hyjë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.