Kurti: Deri në fund të vitit vaksinohet 60% e popullsisë në Kosovë

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat është shprehur se është i bindur që në Kosovë këtë vit do të vaksinohen 60% e popullsisë.

Deklarata e Kurtit erdhi pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Borrell.

Kurti ndër të tjera ka thënë se në muajt në vijim mundësia për të siguruar më shumë vaksina është rritur.

“Me hyrjen e muajit maj dhe qershor janë rritur mundësitë për të marrë më shumë vaksina. Unë jam i bindur që këtë vit do të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullsisë”, tha ai.

“Diaspora do të na ndihmoj në një ripërtërijë nga pandemia, pasi nuk është në pyetje vetëm shëndeti i popullsisë por edhe shëndeti në aspektin socio-ekonomik”.

Duke folur për vizat, Kurti ka thënë se shpresa më e madhe është te Gjermania, por nuk ka dhënë garanci për liberalizim të shpejtë të vizave.