Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjen.ocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Shpërndaje

Para pak çastesh ka filluar mbledhja e radhës e Qeverisë Kurti II.

I pari e mori fjalën kreu i saj Albin Kurti, i cili përmendi pikat kyçe të programit qeverisës.

Një nga ato pika është edhe padia për gje*nocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Do të përgatisim padinë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë.

Ai ndër të tjera ka paralajmëruar kontroll civil mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar përfshirjen edhe të një projektligji në kuadër të agjendës legjislative, për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar.