Kurti në Ditën e Lirisë se Mediave: Gazetarët janë ata që e bëjnë të mundur që ta mësojmë të vërtetën

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Lirisë së Mediave ka thënë se gazetarët janë ata që e bëjnë të mundur që ta mësojnë të vërtetën.

Sipas Kurtit, puna e gazetarëve është thelbësore për shëndetin dhe mbijetesën e demokracisë, ashtu si edhe liria dhe autonomia e tyre për ta ndjekur të vërtetën.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave ne i falënderojmë ata për rolin e tyre jetësor në mbajtjen e ne të informuar”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.