Kush janë 50 deputetët që firmosën për shkarkimin e Metës (Emrat)

Shpërndaje

50 deputetë kanë firmosur për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. “Report Tv” ka publikuar dokumentin me emrat e deputetëve dhe firmat.

Pak minuta më parë, edhe Taulant Balla ka folur rreth shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se mazhoranca është e vendosur të vijojë me procesin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, pasi sipas tij ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme.

“Prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e rreth 50 deputetëve që kanë depozituar kërkesën për fillimin e shkarkimit të Presidentit. Lidhur me vlerësimin se Presidenti para dhe gjatë fushatës ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën.

Duke u nisur nga një rezolutë e mëparshme, që i kërkon të kthehet në binarët e kushtetutës për detyrën. Nuk ka ndodhur dhe pas kësaj rezolute ka vazhduar të kryej veprime në kundërshtim me ligjin. Kuvendi do të shprehet me këtë kërkesë. Kjo i plotëson të gjitha kushtet.

Do kalojë në Komisionin e ligjeve më pas që do të hetohet nëse ka kryer shkelje. Kuvendi ka tagrin për të ushtruar detyrën deri më 8 korrik. 60 ditë sipas Kushtetutës. Derisa komisioni i ligjeve ta shqyrtojë kërkesën.”