Ky është personi i ekzekutuar në Butel

Shpërndaje

Personi i vr*arë mbrëmë në lagjen Butel 1 të Shkupit është 43-vjeçari Kamer Idrizi, i njohur për policinë si person problematik.

Në ndërkohë, në rrezik për jetën është edhe E.I, 22-vjeçar nga Haraçina, i cili ndodhej në veturën e Kamerit në momentin kur persona të panjohur kishin gjuajtur me ar*më automatike.

Kameri, siç informon policia, ka vdekur rrugës për në spital, ndërsa me gjashtë plumba në urgjencë është dërguar edhe 22-vjeçari nga Haraçina.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve ‘Bosnjë dhe Hercegovina’ dhe ‘Hristijan Todorovski-Karpos’, ndërsa ishin gjuajtur mbi 80 plumba në veturën Golf në të cilën ishte Kameri dhe i riu nga Haraçina.

Ndryshe, Kamer Idrizi për opinionin e gjerë u bë i njohur në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj tij në hotel Aleksandar në Shkup.

Në profilin e tij në Facebook mund të shihen foto të shumta të Kamerit me zyrtarë të lartë të LSDM-së.(koha.mk)