LAJMI I FUNDIT: Largohet ora policore, lejohen dasmat dhe lokalet do të punojnë deri në kaq ora

Shpërndaje

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja.

Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonës së verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët.

“Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve.

Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori.

Në këtë takimi Ministri Vitia falënderoj kryetarët e komunave për bashkëpunimin e deritashëm duke potencuar se puna e tyre është shumë me përgjegjësi meqë dera e parë e qytetarit është komuna dhe shpesh komunave ju bie barra që të marrin përsipër edhe shumë vendime që merren në nivelin qendror.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftim.

***

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes.

Lajmin ka konfirmuar drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

“Ishte një takim konstruktiv ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore, por edhe kërkesat tjera që kanë impakt në zhvillimin ekonomik lokal, janë aprovuar nga ministri Vitia. Por, lehtësimi i këtyre masave do të ndodhë në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku Vitia do t’i paraqesë kërkesat e komunave”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00.

“Është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00, nëse situata me COVID-19 është situate stabile, atëherë pritet që nga mesi i qershorit të ketë edhe lehtësira tjera për hotelerinë”, ka deklaruar Ibrahimi.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, ku po diskutohet gjendja me pandeminë COVID-19 dhe masat e reja

Sipas burimeve brenda këtij takimi, ministri Vitia ka aprovuar kërkesën e kryetarëve të komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes që është nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Përveç hejqes së kufizimit të lirisë së lëvizjes, do të ketë edhe lehtësira që kanë ndikim në zhvillim ekonomik lokal.

Këto propozime nga mbledhja e sotme, pritet të votohen më pas nga Qeveria e Kosovës.

***

Ka nisur takimi virtual i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave të Kosovës.

Takimi ka nisur në ora 10:00 dhe temë diskutimi do të jenë masat e reja kundër COVID-19.

Kështu bëri të ditur dy ditë më parë për klankosova.tv, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Po, mund ta konfirmojë se do të mbahet takimi virtual. Takimi mbahet në ora 10:00. Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën epidemiologjike si dhe pritet të diskutohet për masat e reja në përballje me pandeminë COVID-19”.

Ibrahimi tha se nga kryetarët e komunave është kërkuar edhe heqja e orës policore.

“Është kërkuar nga ana e kryetarëve të komunave heqja edhe orës policore. Edhe kjo mund të diskutohet gjatë këtij takimi”.

Ministri Vitia mban takim me kryetarët e komunave, ja çfarë do të diskutohet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë sot një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Në këtë takim virtual që do të mbahet mes Vitisë dhe kryetarëve të komunave do të diskutohet lidhur me masat antiCOVID-19 të vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Takimi virtual do të filloj në ora 10:00. Këtë e ka konfirmuar, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po, nga ora 10:00 do të kemi takimin me kryetarët dhe me ministrin Vitia”, tregoi Ibrahimi.

Ndërkohë që kohë më parë Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin kanë vendosur masat kundër COVID-19, përmes të cilave ndalohet puna e gastronomëve dhe qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në ora 05:00.

Lirim të masave po kërkojnë edhe gastronomët, të cilët të hënën edhe protestuan para Qeverisë së Kosovës nën moton “Me një vaksinë nuk qel vera”.

Në këtë protestë morën pjesë pronarët e këtij biznesi nga e gjithë Kosova për të shprehur pakënaqësinë për masat antiCOVID- dhe duke kërkuar largimin e tyre, përfshirë edhe orën policore.

Ndërsa javët e fundit ka pasur rënie të numri të të vdekurve por edhe të rasteve pozitive me COVID-19.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për se aktualisht janë 3 mijë e 303 raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste.