Lehtësim i masave kufizuese, nga e mërkura ora policore nga ora 24:00 deri 05:00

Shpërndaje

Shtabi i krizave ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, bazuar në kushtet epidemiologjike në vend, zvogëlimin e pacientëve të shtruar në spital dhe numrin e personave të infektuar dhe rekomandon lehtësimin e masava.

Këto janë masat e reja të cilat rekomandohen.

-Duke filluar nga 12 maj 2021, ndalimi i kufizimit të lëvizjes të fillojë nga ora 24:00 dhe të zgjasë deri në ora 05:00 të mëngjesit.

– Objektet hotelierike të punojnë deri në ora 23:30 minuta, duke respektuar protokollet ( të punojnë vetëm në veranda dhe jo në pjesën e mbyllur)

– Të gjitha ngjarjet mund të organizohen në përputhje me protokollet, në ambiente të mbyllura me kapacitet deri në 30%.

-Rekomandohet që kopshtet për fëmijë të zmadhojnë kapacitetet për + pesë fëmijë, respektivisht 15 deri 20 fëmijë në grup,

-Punonjësit shëndetësorë do të mund të shfrytëzojnë pushimin e vjetër dhe të ri vjetorë.

-Do të lejohet që të punojnë edhe qendrat e fitnesit.

-Do të lejohet edhe organizimi i eventeve dhe ngjarjeve, por të mbahen sipas protokolleve përkatëse, me plotësimin e 30 për qind të kapacitetit të hapësirës së mbyllur, ndërsa të rritet edhe numri i fëmijëve të cilët mund të përkujdesen në një grup nëpër kopshte, gjegjësisht prej 15 në 20 fëmijë./TV21