Mbërrijnë 11 mijë e 700 dozat e Pfizer, Rama: Do të vijnë çdo javë vaksina antiCovid, më shumë se 760 mijë kanë ardhur deri tani

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë lajmin se tashmë 11 mijë e 700 dozat e vaksinës Pfizer kanë ardhur në Shqipëri.

Rama premton se çdo javë do të vijnë vaksina antiCovid teksa thekson se deri më tani kanë ardhur 760 mijë vaksina në vendin tonë.

Dhe njëherë kryeministri kujton objektivin e radhës që është 1 milion të vaksinuar.

STATUSI NGA EDI RAMA:

🧪 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

✅ Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar✍️

👉 Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani🇦🇱, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime🤝

#ShqipëriaBuzëqesh🌼

#SkaKohëPërPushim 🏃🏻‍♂️