Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të vaksinës antiCOVID

Shpërndaje

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur 7,020 doza nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4,680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.

“🧪 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian 🇦🇱🤝🇪🇺 “, shkruan Manastirliu.