Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11.700 vaksina Pfizer

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se sonte në aeroportin e Rinasit ka arritur dërgesa e radhës prej 11.700 vaksinave të kompanisë Pfizer.

“Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11.700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858.750 sasinë e vaksinave antiCOVID të mbërritura në Shqipëri”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka thënë se deri tani numri i qytetarëve të vaksinuar me Pfizer ka shkuar në 776.461 për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fushatën e vaksinimit, drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit.