Më 10 qershor votohet shkarkimi i Ilir Metës

Shpërndaje

Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit, të presidentit të Shqipërisë për shkelje të Kushtetutës.

Votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 Qershor raporton Top Chanel.

Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit të Komisionit Hetimor me 10 qershor.