Me qindra pajisje që prodhojnë kryptovaluta në komunat e veriut, banorët po i lëshojnë pronat me qira

Shpërndaje

Komisioni parlamentar për Ekonomi ka marrë vendim sot që edhe për 6 muajt e ardhshëm, KOSTT t’i mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Kjo pritet t’u shkojë për shtati më së shumti personave që merren me kryptovaluta.

KALLXO.com merr vesh se ekzistojnë me qindra e mijëra pajisje të tilla që prodhojnë valuta digjitale të vendosura në 4 komunat veriore të Kosovës. Këto pajisje shpenzojnë shumë energji.

Tash e disa kohë, rrymën e shpenzuar në veri të vendit e paguajnë institucionet shtetërore të Kosovës.

Tashmë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan është shtrirë një rrjet i tërë i pajisjeve të tilla.

KALLXO.com ka siguruar video të pajisjeve të shumta të vendosura në një hapësirë.

VIDEO