Meta nuk u paraqit, Komisioni i Ligjeve mblidhet për shkarkimin e tij

Shpërndaje

Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit Parlamentar të Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ulsi Manja tha se Presidenti i Republikës, është vënë në dijeni nga kryetari i Kuvendit lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh që kërkojnë shkarkimin e tij.

Në mungesë të pjesëmarrjes së Presidentit Meta, Manja tha se mbledhja do të vijojë me diskutimet lidhur me objektin e kërkesës.

Ndërsa tha se Presidenti vlerësoi si kohë të pamjaftueshme, shtoi se ka të gjithë kohën për të dhënë sqarimet e duhura përpara deputeteve.

“Nuk e di se çfarë agjende më të rëndësishme ka Meta sesa kërkesa e deputetëve që kërkojnë shkarkimin e presidentit dhe lidhur me kohën unë dua të bëj me dije se Presidenti i Republikës është vënë në dijeni menjëherë nga kryetari i Kuvendit.

Gjithsesi Komisioni i Ligjeve në zbatim të detyrimeve ia garantoi mundësinë që të shprehej, Meta ka vlerësuar si kohë të pamjaftueshme. Meta të shprehet në Komisionit në rast se Kuvendi do e ngre këtë Komision. Ka mundësinë dhe kohën e nevojshme për të dhënë sqarimet e duhura para deputetëve të Komisionit hetimor, nëse nesër Kuvendi do votojë për ngritjen e këtij Komisioni”, tha Manja.