Ministri i shëndetësisë Filipçe: Është herët të hiqen maskat mbrojtëse, do t’i mbajnë edhe personat e vaksinuar

Shpërndaje

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se procesi i vaksinimit po rrjedh mirë dhe se deri më tani në gjithë vendin janë vaksinuar 110 mijë qytetarë.

“Numri i personave të prekur nga Kovid-19 po shënon rënie. 110 mijë qytetarë janë vaksinuar, afro 23 mijë janë rivaksinuar”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë, duke nënvizuar se edhe personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maskat mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se nuk lejohet organizimi i dasmave.

“Nuk lejohen dasmat dhe koncertet, mendojmë se atje mund të grumbullohen më shumë njerëz”, tha Filipçe