Murati: Pretendimi se Qeveria i dha 11 milionë për rrymën në Veri është shpifje

Shpërndaje

“Vendimin qeveria juaj e ka marrë në gusht – vendimi është marrë në qeveri dhe transferin e ka bërë ministri i AAK-së, Blerim Kuqi”.
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë ku në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Murati ka thënë se pretendimet se Qeveria i ka ndarë 11 milionë euro për ta paguar rrymën në veri është shpifje, njofton Klan Kosova.

“U tha që qeveria i ka dhënë 11 milionë për ta paguar rrymën në Veri – kjo është shpifje”.

“Nëse doni me ditë se cila qeveri e ka bërë pagesë të tillë, me 26 nëntor të vitit të kaluar i janë transferuar KOST-it 10 milionë euro”.

“Vendimin qeveria juaj e ka marrë në gusht – vendimi është marrë në qeveri dhe transferin e ka bërë ministri i AAK-së, Blerim Kuqi”.