Ndërron jetë babai i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot përmes një kumtimi në rrjetet sociale ka njoftuar për vdekjen e babait të tij. Ai me këtë rast ka përcjell edhe një mesazh emocional përplotë dhembje:

Të dashur familjarë dhe të nderuar miq, pas një beteje të vështirë disa javore babai im nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Ai ishte heroi i çdo lufte dhe çdo beteje që kam kaluar në jetë. Shtylla e familjes sonë u shemb, heroi ynë vdiq duke lënë shprazëtirë dhe dhimbje të thellë në zemrat tona, shprazëtirë që nuk do të plotësohet kurrë! Babai më nuk do të jetë fizikisht mes nesh, por gjithmonë do të jetë i pranishëm në zemrat dhe lutjet tona. Malli dhe dashuria për të nuk do të shuhen kurrë!

Ky ishte caktimi i Zotit dhe neve na mbetet të pajtohemi me këtë caktim dhe t’i lutemi Zotit që babain tonë ta mbajë nën mëshirën e Tij!

Va*rrimi do të bëhet sot (e premte) tek va*rrezat e vjetra, pas namazit të Xhumasë.”, ka shkruar Taravari.

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA, i shpreh ngushëllime famlijes Taravari, kurse të ndjerin Zoti e shpërbleft me Xhennet!