Nesër fillon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç në Kosovë

Shpërndaje

Nesër do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi 65-vjeçar, me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova, kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ministria ka njoftuar se do vaksinohen personat nga rajoni i Prishtinës, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi e Lipjani. Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 08:00 deri në ora 19:30.

Edhe të shtunën do vayhdojë vaksinimi me të njëjtën grupmoshë.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:

Nga nesër, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur.

#VAKSINOHU

Orari i vaksinimit kundër COVID-19

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani

(Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF