Oda e Hotelerisë diskuton me MSH-në, Muqiqi: Jemi në rrugë të mirë për hapjen e sallave të dasmave

Shpërndaje

Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë thanë se kanë pasur takim konstruktivë me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe besojnë se javën e ardhshme do të marrin përgjigje pozitive për hapjen e sallave të dasmave.

Pas përfundimit të takimit, kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva, tha për Ekonomia Online se dëmet janë të mëdha dhe për këtë duhet të intervenohet nga institucionet.

“Dëmet janë të mëdha dhe të pa parashikueshme nëse llogarisim 60-70% ka qenë i dëmtuar dhe nëse vazhdohet janë në prag të falimentimit”.

Ndërsa, Afrim Muqiqi, përfaqësues i këngëtarëve në Odën e Hoteleries, tha se janë dakorduar që ditëve të ardhshme ta mbajnë një takim tjetër.

“Është njëri prej takimeve më konstruktive që Oda ka pasur me ministrin u dakorduam që ditëve të ardhshme ta kemi një takim tjetër dhe jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë. Kemi biseduar për të gjitha pikat që janë me rëndësi për hirë të korrektësisë vendosëm që pas takimet të radhës që do të mbahet javën e ardhshme të dalim me një vendim të përbashkët”.