Opozita shqiptare/ Reagim ndaj konferencës së LSDM-së: Papunësia, energjia dhe çmimet janë rritur shumëfish më shumë se paga mesatare

Shpërndaje

LSDM dhe Qeveria e drejtuar nga kjo parti bashkë me BDl-në, kanë tentuar edhe një herë të fshehin dështimin e tyre në menaxhimin e krizës me pandeminë, përmes të dhënave gjysmake. Sot përmes zëdhënëses Bogdanka Kuzeska, LSDM u lavdërua se është rritur paga mesatare për 6.8%, duke e promovuar këtë të dhënë si sukses të menaxhimit të pasojave ekonomike që solli pandemia me KOVID19.

Kjo nuk mund të quhet sukses, pasi e vërteta flet për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale. Vetë qytetarët e ndjejnë më së miri se rritja mesatare e pagave nuk paraqet asnjë lehtësim për ata, në një gjendje ku energjia elektrike u rrit për 7.5% në gusht dhe ka paralajmërime se do të rritet edhe më shumë. Në muajt e fundit shumëfish më shumë se sa paga mesatare u shtrenjtuan produktet bazë ushqimore, vaji nga 65 në 100 denarë, që nënkupton rritje për 67%, pemët 2.3%, pijet 1%, sheqeri 0.8% dhe shumë produkte të tjera. Gjatë vitit të fundit që e merr për bazë Qeveria, gati 20 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës.

Mos të harrojmë se paga mesatare llogaritet nga përpjestimi i pagave të larta të funksionarëve që janë të paktë në numër dhe pagave të ulta të qytetarëve që janë shumicë dërmuese.