Pendarovski dhe Radev të bindur se do ta tejkalojnë kontestin

Shpërndaje

“Të gjitha problemet do të tejkalohet dhe këto çështje të vështira në të ardhmen do të shërbejnë për përafrim”. Kështu ka deklaruar presidenti i vendit Stevo Pendarovski pas takimit me homologun e tij bullgar Rumen Radev. Ata zhvilluan një takim të shkurtër në Aeroportin e Shkupit, para udhëtimit të tyre në Vatikan. Në deklaratë për media, presidenti Pendarovski tha se nga takimi nuk ka diçka konkrete, sepse ishte thjesht një takim miqësor, ndërsa kanë biseduar vetëm për ndodhitë në Bruksel.

Stevo Pendarovski, president i vendit

“Kjo ishte vetëm një bisedë fillestare gjatë këtij takimi të shkurtër. Do të kemi mundësinë të bisedojmë edhe në Romë, po edhe gjatë kthimit të bisedojmë në mënyrë shtesë. Vlerësoj se është e nevojshme rikthimi i besimit dhe si miq të flasim edhe për çështjet më të vështira të cilat për momentin na ndajnë, ndërsa unë shpresoj se së shpejti do të na afrojnë. Nevojitet të kemi rindërtim të besimit me Bullgarinë si miq dhe të bisedojmë edhe për çështjet më të vështira që për momentin na ndajnë. Shpresoj se në të ardhmen këto çështje do të na përafrojnë”.

Përndryshe, presidenti bullgar RumenRadev u shpreh se udhëtimi i përbashkët me presidentin Pendarovski dhe shënimi i Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit është mundësi e shkëlqyer për rinisjen e dialogut mes Sofjes dhe Shkupit për gjetje të zgjidhjes së kontestit mes dy vendeve.

Rumen Radev, president i Bullgarisë

“Udhëtimi në Romë për të nderuar vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi është rast i mrekullueshëm që të freskojmë dialogun mes dy shteteve në nivel më të lartë dhe të theksojmë dëshirën tonë të përgjithshme për zhvillim të lidhjes sonë në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë”.

Prej Aeroportit Ndërkombëtarë të Shkupit, Pendarovski dhe Radev do të udhëtojnë së bashku për në Romë për të nderuar vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi./shenja/