Për herë të parë Ministria e Mbrojtjes do të ketë buxhet prej 100 milionë eurosh

Shpërndaje

Për herë të parë që nga themelimi Ministria e Mbrojtjes do të ketë buxhet prej 100 milionë eurosh.Në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit.“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrotjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftim.