Për sy të tërhequr dhe mollëza me shkëlqim duhet ta bëni grimin kështu!

Shpërndaje

Trendet e grimit kanë ndryshuar rrënjësisht ndër vite. Në ditët e sotme, fokusi nuk është më tek konturi shumë i theksuar, por tek diçka më natyrale që thekson pikat e forta të fytyrës

Ajo çfarë ka rëndësi për t’i dhënë formë grimi është zona ku vendosni korrektorin e syve dhe shkëlqimin e mollëzave.

Më përpara keni mësuar se duhet të formoni një trekëndësh në rrathët e syve, ndërsa tani korrektori ka për qëllim jo vetëm të mbulojë rrathët e zbehtë por edhe t’i japë një efekt “lifting” syve.

Edhe mollëzat kanë sekretin e tyre. Zona ku e aplikoni grimin ndryshon krejt formën e fytyrës.

Nëse doni mollëza më të rrumbullakëta e aplikoni në mes të faqeve, nëse doni diçka më “të ngritur” apo të tërhequr, e aplikoni shkëlqimin më në cep.

Për të kuptuar më shumë rreth teknikave, hidhini një sy videove të mëposhtme: