Prokuroria pajtohet që Mijallkovi të del nga burgu me garancë prej 10.8 milionë eurove, gjykata duhet të vendosë

Shpërndaje

Prokuroria Themelore për TV24 ka konfirmuar se kanë dhënë mendim pozitiv për kërkesën e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, të mbrohet në liri me garancë prej 10.8 milionë euro.

Prokuroria këtë propozim do ta adresojë tek Gjykata Penale, e cila duhet ta thotë fjalën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga burgu hetues “Shkupi” thonë se tek ata akoma nuk është dorëzuar kërkesë për lëshimin nga burgu Sasho Mijallkovin, i cili ndodhet në paraburgim.

Ndryshe, Mijallkov është në burg prej 23 shkurtit, kur pas disa ditëve “zhdukjes misterioz” u paraqit para Prokurorisë për ta marrë vendimin për të shkuar në burg.