Propozime nga shtabi i krizës: Ora policore nga ora 23:00, kafenetë deri 22:30

Shpërndaje

Ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe sot nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se e kanë pranuar propozimin e shtabit qendror të krizës dhe të njejtin tanimë duhet ta pranojë vetëm qeveria në mbledhjen e ardhshme publike që mbahet ditën e nesërme (e martë, 4 maj), njofton Telegrafi Maqedoni.

Shtabi qendror i krizës në Maqedoni ka propozuar masa të reja restrikcioni deri tek Qeveria për mbrojtje nga COVID-19, që pritet të shqyrtohet ditën e nesërme (e martë).

Shtabi i krizës propozon orë policore prej orës 23:00 ndërsa objektet hotelierike të punojnë deri në ora 22:30, njejtë duke përdorur vetëm ambientet e taracës. Këto masa sipas shtabit të krizës duhet të vlejnë nga dita e mërkurë (5 maj), gjithmonë nëse të njejtat pranohen nga Qeveria.

Arsyeja për lehtësimin e masave sipas Shtabit të krizave, është për shkak të përmirësimit të numrit të infektimeve dhe ulja e numrit të rasteve aktive.