Publikohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.51% në raport me vendimin e datës 10.05.2021, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0.50 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 10.05.2021.

Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 68.00 (denarë/litër), EUROSUPER BS -98 70.00 (denarë/litër).

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 60.00 (denarë/litër), ndërsa Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 59.50 do të shitet për (denarë/litër)./Telegrafi/