Qeveria e Maqedonisë sot vendos për shkurtimin e orës policore

Shpërndaje

Qeveria sot në mbledhje qeveritare duhet të vendosë në lidhje me propozimin e Shtabit Kryesor të Krizës për shkurtimin e orës policore dhe vazhdimin e orarit të punës të objekteve hotelerike.

Shtabi i Krizës dje në mbledhje shqyrtoi propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në bazë të tyre, Qeverisë i propozoi që të miratohet vendimi që ora policore të fillojë nga ora 23:00 ndërsa objektet hotelerike të deri në ora 22:30.

Sipas shërbimit qeveritar për shtyp, propozimet do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme qeveritare dhe nëse miratohen do të vlejnë nga dita e nesërme.