Rama iu jep “udhëzime” policëve belgë: Rruga për Tiron o knej

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një fotografi nga vizita e tij tij në Bruksel, ku u takua me përfaqësuesin e lartë të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe homologët e tij të Ballkanit Perëndimor.

Në foton e publikuar në “Instagram”, kreu i qeverisë dallohet teksa iu bën me shenjë disa policëve belgë, të cilët qëndrojnë mbi motorra.

“Rruga për Tiron o knej”, shkruan Rama bashkangjitur me foton.