Sezoni turistik, Rama: Asnjë kusht apo pengesë për këdo që vjen në Shqipëri

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë pengesë apo kusht për të gjithë turistët që duan të shkojnë në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës.

Kreu i qeverisë shqiptare tha gjatë konferencës me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi se procesi i vaksinimit po vijon me shpejtësi për të kapur objektivin e radhës, atë të 1 milion personave të vaksinuar.

“Shqipëria nuk do vendosë kushte apo pengesa për ata që duan të vijnë për një sezon turistik që duhet të jetë shumë më i lehtë nga i shkuari. Me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe të kërkesave që rriten nga vendet e tjera për të ardhur në Shqipëri për pushime. Ne jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike. Do të vijojmë vaksiniminin.

Tani objektivi është 1 milion të vaksinuar dhe puna po vijon intensivisht që Shqipëria të buzëqeshë. Duam që kapaciteti i Shqipërisë me turizimin të përdoret sa më shumë këtë vit”.