SHBA shpall “Non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij

Shpërndaje

SHBA ka shpallur “Non grata” ish presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjen e tij.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në twitter nga sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Në postimin e tij shkruhet “Aktet korruptive të ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Publikisht deklaroj se Berisha dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”