SHGM, SPGM, IMM dhe KEM: Ministria e Ekonomisë t’i shfuqizojë tenderët për fushatë mediatike

Shpërndaje

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGM), Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEM) i kërkojnë Ministrisë së Ekonomisë t’i shfuqizojë tenderët për fushatë mediatike.

Nga SHGM, SPGM, IMM dhe KEM përkujtojnë se Ministria e Ekonomisë ka publikuar shpallje për furnizime publike me të cilat kërkon një kompani për përpunimin e strategjisë mediatike dhe komunikuese dhe për ndërmjetësimin për hapësirë mediatike me qira. Sipas përshkrimit të furnizimit publik qëllimi është të kontraktohet marrëveshje me kompani private në shumë prej rreth 200.000 eurosh e cila më pas do t’i përpunojë këto strategji dhe do t’u japë mjete mediave onlajn për fushatë për promovim.

“Organizatat partnere SHGM, SPGM, IMM, KEM rikujtojnë se praktika për marrjen me qira të hapësirës mediatike ndalohet dhe është në kundërshtim me Konstatimin e Qeverisë të seancës së 24-t të 22.08.2017, ndërsa në pajtim me masën 6.1.2. të Planit 3-6-9, që ka të bëjë me reklamat qeveritare. Me këtë konstatim obligohen organet shtetërore të ndalojnë të transmetojnë/reklamojnë fushata/spote me hapësirë të paguar tek transmetuesit elektronikë komercial – televizione dhe radio, gazeta ditore dhe javore, billborde, portale onlajn etj. (me përjashtim në rrjetet sociale)”, thuhet në kumtesën e sotme të SHGM-së, SPGM-së, IMM dhe KEM.