Sveçla anulon tenderin 21 milionësh për furnizim me dokumente personale

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka anuluar tenderin në vlerë 21 milionë euro, për furnizim me dokumente personale identifikuese.

Sveçla, llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se arsyeja e anulimit të këtij tenderi është se argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse.

“Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mosmarrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi”, ka pohuar ai.

Sveçla ka deklaruar se tenderi është anluluar për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike.

“Mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbrojë interesin qytetar dhe shtetëror”.