Tetovë: Kah do të hyjë autobusi ??? (Foto)

Shpërndaje

Kjo është shtegu i biçikletave në Tetovë, ky projekt u promovua nga kryetarja Teuta Arifi me mburrje se pas 30 viteve Tetova po bëhet me shteg të biçikletave.

Shtegu për biçikleta u realizua, por qytetarët shumë shpejt panë se diçka nuk është në rregull, dhe patëm edhe disa tallje me fotot që postonin qytetarët.

Pas heqjes së disa pengesave që ishin nëpër rrugë, problemi tjetër ishte me veturat të cilat parkoheshin tek korsia e biçikletave dhe nuk lenin hapësirën e duhur dhe bënin problem shtesë dhe Komuna e Tetovës vendosi shtylla.

Por pas vendosjes së shtyllave lind pyetja se Kah do të hyjë autobusi???