Tropoja e pret me këngë e valle, Yuri Kim ulet këmbëkryq

Shpërndaje

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale rrëfen mbresat që i ka lënë vizita ditën e djeshme në Tropojë.

Diplomatja amerikane flet me superlativa për mikpritjen, por edhe madhështinë e maleve.

“Është e vërtetë ajo që thonë për veriun: malet janë madhështore, njerëzit janë vërtetë fisnikë.

Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin malor të Shqipërisë.

E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm.

Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti”, shkruan ambasadorja./ Abcnews.al