Turqia paralajmëron Izraelin: Ndal urgjentisht dhu.nën ndaj palestinezëve të pambrojtur

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të hënën se Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit vëlla palestinez dhe të jetë zëri i tij kundër dhu*nës izraelite në kompleksin Al-Aksa.

Ky vlerësim i shefit të diplomacisë turke erdhi me një postim nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, ku ai vuri në pah se “dhu*na izraelite ndaj njerëzve të pafajshëm në Al-Aksa nuk ka të ndalur”.

Mevlut Çavusoglu theksoi se ata që nuk e ngrenë zërin kundër kësaj dhu*ne e egërsie, nuk duhet të flasin më për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i vëllezërve tanë palestinezë dhe të mbrojmë të drejtat e tyre”, shtoi ai.

Kurse zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, bëri thirrje për t’i dhënë fund menjëherë dhu*nës së kryer nga forcat pushtuese izraelite kundër popullit palestinez civil dhe të pambrojtur në Jerusalem.

“Dhu*na e kryer nga forcat pushtuese izraelite kundër popullit palestinez civil dhe të pambrojtur duhet të ndalet menjëherë. Nismat tona vazhdojnë në të gjitha nivelet sipas udhëzimeve të presidentit tonë. Autoritetet izraelite janë përgjegjëse për çdo sulm, dhu*në e incident kundër palestinezëve”, shkroi Ibrahim Kalin në “Twitter”.

Numan Kurtulmus, nënkryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), gjithashtu nga e njëjta platformë sociale, denoncoi se “shteti terrorist i Izraelit jo vetëm që po pushton Xhaminë al-Aksa, por njëherësh po masakron edhe të gjithë njerëzimin”.

“Bashkësisë ndërkombëtare t’i vijë turp që bën sehir këtë poshtërsi duke heshtur! Tani fjalët kanë mbaruar! Izraeli duhet të ndalet urgjentisht! Organizatat ndërkombëtare duhet të marrin masa për ta ndalur këtë mizori”, potencoi Kurtulmus.

Një reagim kundër ndërhyrjes së policisë izraelite ndaj palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa erdhi po ashtu nga zëdhënësi i AK Partisë, Omer Çelik.

“Krahas Xhamisë Al-Aksa, fanatikët po përgatiten për pushtim. Kjo është mizori dhe mosnjohje flagrante e ligjit. Bota duhet t’i thotë «ndal!». Ata që thonë: «ne u rekomandojmë palëve të vetëpërmbahen», në të vërtetë fshehin faktin se njëra palë është agresori dhe tjetra viktima. Nëse ka mizori në njërën anë dhe të shtypur në anën tjetër, ata që bëjnë sikur janë neutralë, realisht mbështesin shtypësin. Fanatikët që flasin për pushtimin e xhamisë Al-Aksa dhe për përvetësimin e Jerusalemit, po bëjnë të gjitha llojet e veprimeve çnjerëzore. Pas kësaj, deklarata të tilla si «ne i këshillojmë palët që të vetëpërmbahen», nuk janë gjë tjetër veçse inkurajim për fanatikët”, shkroi Çelik në median sociale.

Palestinezët në Jerusalem janë hedhur në protesta prej disa ditësh kundër sulmeve izraelite dhe vendimeve të gjykatës së këtij vendi për të dëbuar familjet palestineze nga lagjja “Sheikh Jarrah”. Situata u përshkallëzua pasi forcat okupatore izraelite ndërhynë të premten në përpjekje për të shpërndarë besimtarët nga kompleksi Al-Aksa.

Qindra palestinezë u plagosën gjatë sulmit izraelit, ndërkohë që një numër i madh shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare e dënuan ashpër atë./TRT