U helmuan nga kërpudhat, pamjet nga banesa e 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani. Pamjet nga banesa e tyre në Lalz

Shpërndaje

Pamjet që shihni vijnë nga banesa e familjes Halili nga Kosova, e cila ishte vendosur me banim në Gjirin e Lalzit, ndërkohë që 3 pjesëtarë të saj ndërruan jetë pasi u helmuan nga kërpudhat.

Nëna e moshuar, djali i saj dhe nusja, kishin dalë në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilat më pas i kishin konsumuar. Por pas disa orësh ata ishin ndjerë keq, ndërsa ishin paraqitur të tre në qendrën shëndetësore të Manzës, ku pas mjekimit kishin shkuar në banesë. Por pas përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, ata kishin njoftuar ambulancën nga Tirana. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se kur ka shkuar urgjenca në kompleksin turistik të Gjirit Lalzit ka konstatuar se ata ishin në gjendje të rëndë.

Mësohet se më keq nga të gjithë ishte nena, e cila kishte probleme në frymëmarrjen, e cila u transportua me ambulancë drejt QSUT-së. Më pas u transportua i biri, bashkë me nusen në një ambulancë, ku burri ishte në gjendje më të rënduar. Por pavarësisht ndihmës së mjekëve, të 3 pjesëtarë e familjes nga Gjilani ndërruan jetë në spital.