Varhelyi në Bruksel: Ky është një hap përpara që të jetë viti i Ballkanit Perëndimor

Shpërndaje

Komisionari i lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi ka qenë i pranishëm në darkën e organizuar jorformale në Bruksel nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Varhelyi thënë se ky është një tjetër hap i rëndësishëm që ky vit të bëhet viti i Ballkanit Perëndimor.

“Në darkë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ne që ta bëjmë këtë vit të jetë viti i Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter.

Në këtë vizitë në Bruksel të pranishëm janë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim joformal, po konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.