Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shpërndaje

Kryeministri Zaev sonte në TVM, theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai mendon se është koha për të punuar deri në fund dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen në vitin 2024.

“Shumica e ngushtë e mban Qeverinë zgjuar. Unë mendoj se është koha për të punuar deri në fund, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jenë në 2024,” tha Zaev në një intervistë në TVM kur u pyet nëse me lokalet janë të mundshme edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Mes tjerash, kryeministri tha se zgjedhjet ndikojnë edhe në ekonominë e vendit.

“Pas proceseve serioze, siç janë ndryshimet kushtetuese, metodologjia e re e BE-së, ne shkuam në qendrat e votimit për të kontrolluar nëse e kemi mbështetjen e qytetarëve, nëse jemi në rrugën e duhur. Qytetarët vendosën që ne jemi në rrugën e duhur dhe kjo është e mjaftueshme, ne kemi një mandat prej katër vjetësh. Maqedonia e Veriut vuan nga zgjedhjet e parakohshme. Njëherë duhet të punojmë një mandat të tërë për t’i parë rezultatet e një qeverie me një mandat prej katër vjetësh. Zgjedhjet e parakohshme kanë një ndikim në ekonomi, kjo do të thotë ngecje. Ndërsa të gjitha ato marrëveshje nga Prespa, me Bullgarinë janë për ekonomi, për vende pune dhe zgjedhje, BPV më të lartë, për ta sjellë Evropën në shtëpi”, theksoi Zaev.