Zaev: Nuk i frikësohem “Shqipërisë së madhe”, jemi në NATO

Shpërndaje

Kryeministri Zaev në intervistën e tij për “Kurir” thotë se non-pejpëra të ndryshëm për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë e frikësojnë.

Sipas tij Bashkimi Evropian ka ngecur me gjithë Ballkanin Perëndimor, dhe pas ngecjes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjës, paraqiten disa non-pejëra dhe ide të tjera radikale. Zaev thotë se këto ide mund të përfundojnë vetëm më luftëra.

Në pyetjen nëse ka frikë nga lufta, kryeministri Zaev shpreson se asnjëherë nuk do të ketë luftëra.

“Duhet ta zgjerojmë rrugën tonë të integrimit për shkak se ajo na jep ardhmëri”, thotë Zaev.

I pyetur nga “Kurir” nëse frikësohet nga “Shqipëria e madhe” ku përfshihet edhe territori i Maqedonisë, Zaev thotë se Maqedonia e Veriut është në NATO.

“Asnjëherë nuk mund të them “jo” me siguri, por do të ishte e vështirë në Maqedoni të Veriut për shkak se ne jemi anëtare të NATO-s dhe me çdo kërcënim ndaj territorin dhe integritetit tonë, do të aktivizohej neni 5 i Marrëveshjes me NATO-n, i cili do të na mbronte. Megjithatë, nuk mund të them “jo” përfundimisht për shkak se nuk e dini se si mund të nxitet. Për këtë shkak zgjidhja është që çdo vend të anëtarësohet në BE. Kur do t’i arrijmë kushtet, atëherë s’do të ketë kufi”, tha Zaev./Telegrafi/