Zaevi i përgjigjet Pendarovskit: Kjo është hera e fundit që miratojmë Ligj për ndërtimet ilegale!

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar vendimin e presidentit, Stevo Pendarovski që mos të dekretojë Ligjin për ndërtimet ilegale.

“Procedura është që sërish të kthehet në Kuvend dhe të merren parasysh të gjitha rrethanat, dhe veçanërisht rrethanat që i theksoi presidenti Pendarovski”, deklaroi sot Zaevi, transmeton TV21.

Ka sqaruar, se Ligji është përpiluar nga Qeveria gjatë vitit 2019, ndërkaq siç tha, risia është se objektet do të mundësohen të legalizohen për qytetarët e kategorisë sociale, dhe jo ndërtesat kolektive.

“Risia në këtë ligj është se të gjithë pranuesit e ndihmës sociale në mënyrë falas të realizojnë matjet gjeodezike”, tha Zaevi.

Ndërkaq ka premtuar, se “Kjo është hera e fundit që miratohet ligji për të legalizuar ndërtimet ilegale”.

Siç tha, me këtë do t’i jepet fund ndërtimeve ilegale dhe do të vendoset rend në shtet.