Zhduket vajza e re nga Kumanova, ekipet policore në kërkim të saj

Shpërndaje

Një vajzë e re nga Kumanova (14), Kanita Ramani është zhdukur në ora 14:15 dhe deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë.

Familjarët kanë bërë thirrje që nëse e shohin dikur ta lajmërojnë familjen në telefonin 075 214 510.

Agjencia e lajmeve INA mëson se të martën deri në mesnatë rreth 20 policë janë vënë në të saj, por pa ndonjë rezultat.

Deri më tani nuk dihen motivet dhe shkaqet e zhdukjes së vajzës.

Ekipet policore janë duke kërkuar dhe sot me të njëjtin intensitet. (INA)