Ziadin Sela: Shtyerja e regjistrimit skenarë antishqiptare me miratim të Ali Ahmetit

Shpërndaje

I ftuar në Klan Maqedonia, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për aktuelitet politike në vendë.

Duke folur për çështjen e regjistrimit dhe shtyerjen e këtij proçesi ka thënë se tendencat dhe skenaret nuk janë në favor të shqiptarëve, por përkundrazi janë qëllimkëqija dhe dashakeqe për Shqiptarët.

Por, pyetja është, përse çdoher duhet Ali Ahmeti të jetë ai që arsyeton dhe i jep legjitimitet shtyerjes ose skenareve antishqiptare që dyshojmë se po përgatiten, sepse ashtu siç filloj ky proçes me regjistrimin e diasporës e cila me shumë motiv dhe entuziazëm që për një kohë shumë të shkurtër u regjistruan mbi 200 mijë shqiptarë, që është 10% e numrit të përgjithshëm të popullatës, e kjo i frikësoi disa politikanë, dhe i detyroi Zaevin e Mickovskin të ulen në një takim monoetnik dhe me aprovim të Ali Ahmetit e për pasojë u shty regjistrimi dhe dyshojmë se do të përfundojë ashtu siç ndodhi më 2011, edhe atëher edhe sot protagonistë kryesor është Ali Ahmeti. E pra, ky është halli jonë, pse çdoher Ahmeti duhet të jetë pjesë e skenareve antishqiptare. Ka deklaruar Ziadin Sela për Klan Maqedonia.