Zv.ministri i Kulturës Sulejmani vizitoi ”Klubin e të Rinjve Turk” në Gostivar

Shpërndaje

Zëvendësiminsitri i Kulturës Sedat Sulejmani ka vizituar ”Klubin e të Rinjve Turk” në Gostivar. Në takim, siç shkruan Sulejmani është diskutuar mbi përvojat e përbashkëta dhe problemet që hasen Klubi i të Rinjve Turk.

Postimi nga zv.ministri Sulejmani:

Bashkëbisedim i shkëlqyer me rininë e ”Klubit të Rinjve Turk” në Gostivar. Biseduam për aktivitetet që ka ndërmarr ky klub, ndamë përvojat e përbashkëta dhe sigurisht biseduam edhe për problemet me të cilat haset Klubi i të Rinjve Turk.

Kryetari z.Onur Loç, po bën një punë të shkëlqyer, dhe kjo shihet tek organizimi dhe sukseset e këtij klubi!