Zvicra heq nga lista e karantinës Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

Shpërndaje

Zvicra ka vendosur që ta heq nga lista e karantinës shtetin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Kjo zyrë ka publikuar listën e re të vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19, në të cilën listë Kosova nuk figuron më si shtet me rrezik.

Karantina për qytetarët të cilët kanë udhëtuar nga Kosova drejt Zvicrës ka qenë në fuqi nga 22 marsi i këtij viti e deri më 06 maj 2021, që nënkupton se që nga nesër nuk do të ketë më karantinë për të gjithë ata persona që udhëtojnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për në Zvicër.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), krahas Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut, nga lista e karantinës ka hequr edhe edhe Malin e Zi, dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Kompania Ajrore “Chair Airlines” për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal bënë të ditur se kompania ka shtuar kapacitetin e saj të fluturime drejtë Kosovës, Maqedonisë dhe shtetet tjera.