Ali Ahmeti: Erkan Arifi kandidat i BDl-së për komunën e Likovës

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me disa ministra e zëvendësministra të BDl-së sot ka qëndruar në komunën e Likovës ku ka takuar këshillat vendor, anëtarët e degës si dhe aktivistët e partisë.

Me këtë rast kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti i ka propozuar këshillit të përgjithshëm të partisë që z. Erkan Arifin të jetë kandidat për kryetar në komunën e Likovës edhe gjatë zgjedhjeve të radhës lokale.

Ahmeti me këtë rast ka thënë se kryetari aktual z. Arifi në asnjë moment nuk ka zhgënjyer votën e qytetarëve dhe që vazhdimisht ka qenë i angazhuar n ë realizimin e të gjitha projekteve të premtuara dhe për këtë arsye ai si kryetar partie bashkë me të gjithë antarë[t tjerë të këshillit të përgjithshëm kanë vendosur që Erkan Arifin ta kandidojnë sërish për kryetar të Likovës.