Alkool dhe muzikë, të rinjtë shfrenohen në Shëngjin

Shpërndaje

Të gjithë në Shëngjin. Mbrëmjen e sotme të rinjtë janë dyndur te “Rana e Hedhun” duke u shfrenuar nën ritmet e muzikës elektronike dhe alkoolit. Qindra të rinj të lodhur nga mbyllja e gjatë për shkak të masave të forta, kanë harruar për disa orë koronavirusin dhe masat anti-COVID.

Gazetari i ABC, Gjergj Figuri sjell pamjet e festës së sotme të festivalit të muzikës elektronike, që po zhvillohet prej 3 qershorit dhe do të vijojë deri mbrëmjen e së martës. Interesi bëri që trafiku të bllokohej nga hyrja e Shëngjinit deri te “Rana e Hedhun” për disa orë.

Por cfarë thotë Komiteti i Ekspertëve?

Ekspertët pak javë më parë vendosën që duke filluar nga 15 qershori grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP.

Sot në Shqipëri u shënuan vetëm 2 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë./ Abcnews.al