Çfarë pritet të ndodhë? Rama thërret urgjent drejtuesit e Policisë dhe ministrin Çuçi

Shpërndaje

Menjëherë pas asamblesë së PS, mësohet se Rama ka thirrur në takim ministrin e Brendshëm Bledi Cuci dhe strukturat e policisë pas ngjarjeve të rënda të ndodhura ditët e fundit.

“Nuk dua të humbas shumë kohë Kam thirrur ministrin e brendshëm dhe disa prej drejtuesve të lartë të policisë për të lancuar sa më shpejt një fazë të re të rikonstrukturimit që është përgatitur por për arsye të kuptueshme të përshpejtohet për disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, tha Rama.

Pavarësisht këtij veprimi, kryeministri Rama ende nuk ka komentuar ngjarjen e rëndë në Shkodër, Velipojë, ku dy familje biznesmenësh u përp*lasën me ar*më zjarri pas një debati për çështje pronësie.

Nga ky su*lm u vr*anë 4 persona dhe u lënduan dy të tjerë, gjëndja e të cilëve është serioze.

Burimet pranë vendngjarjes bëjnë me dije se ky konflikt kishte të paktën një javë i agravuar dhe policia ishte në dijeni pasi ishte lajmëruar nga vetë qytetarët.