Doli nga shtypi libri me poezi “Diamantet e Buzëqeshjes” nga autorja e re Lejla Mislimi

Shpërndaje

Del në treg libri me poezi “Diamantet e Buzëqeshjes” nga autorja Lejla Mislimi nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë.

Lejla Mislimi është poete e re, e talentuar, e cila vjen në botën letrare me përmbledhjen poetike “Diamantet e buzëqeshjes”. Ajo, me diskurs të veçantë poetik, trajton motive të ndryshme, që janë pjesë e ndjeshmërisë së saj si subjekt, por edhe të brezit që i takon.

Kultura e leximit reflektohet edhe në veprën e saj poetike. Kjo përmbledhje përmban poezi të shkruara herë me varg të lirë e herë me varg të rimuar, kurse gjuha e saj poetike është e pasur me figura stilistike. Nëpërmjet kësaj gjuhe poetike, ajo arrin ta shpalos ndjeshmërinë dhe mendimin e saj.

Besoj se kjo përmbledhje poetike do të arrijë të komunikojë me lexuesin, veçanërisht atë të moshës më të re, sepse aty gërshetohen motive që janë në fokusin e interesimit të këtij brezi.

Adhuruesit e librit dhe poezisë, librin mund ta gjejnë në Shkup dhe Tetovë në librarinë “Nobel”, si dhe drejtpërdrejtë mund ta kontaktorni autoren në numrin e telefonit 071-468-007.