Duraku nga ASH: Qeveria të mbajë përgjegjësi për kolonat e gjata për dokumente udhëtimi

Shpërndaje

Radhë të gjata dhe pritje deri në 6- të orë për të aplikuar për pasaportë ose letërnjoftim,për të cilën ka reaguar Koalicioni ASH-AAA përmes Shefik Duraku duke akuzuar MPB se po rrezikon jetën e qytetarëve duke mos ndërmarrë asgjë për të zgjidhur problemin më radhët e gjata për aplikim për dokumente personale.

Shefik Duraku: “Aleanca për Shqiptarët dhe Aternativa para disa ditësh ka denoncuar dhe ka paraqitur këtë rast deri te Ministria e Brendshme me apel që të ndërmerren masa që të evitohen këto radhë të gjata sidomos në temperaturat e larta që i kemi ditëve të fundit. Prandaj, sot jemi këtu për të treguar se u vërtetua ajo për të cilën tërhoqëm vëmendjen ditë më parë, por besoni se ky nuk është varianti më i keq. Besoni se ajo që do të ndodhë pas 1 korrikut kur do të fillojnë të vijnë mërgimtarët, këto radhë që i shihni sot janë të pakta në krahasim me ato që do të ndodhin. Nga informacionet që kemi siguruar ne, arsye e këtyre radhëve të gjata është kryesisht papërgjegjësi e MPB-së. Nga 24 kabina që është kapaciteti i plotë i këtij objekti ku bëhet fotografimi i qytetarëve për dokumente personale punojnë vetëm 4. Arsyet janë se ka probleme teknike, teknikë e vjetër e prishur dhe askush nuk e ka sevisuar dhe mirëmbajtur. Por, njëkohësisht është edhe mungesa e punëtorëve”, deklaroi Duraku.